Pagë dhe bonus i çmendur, Mbappe-Neymar tërbojnë PSG-në

schedule10:57 - 4 Maj, 2020

schedule 10:57 - 4 Maj, 2020

PSG nuk e ndjen krizën, të paktën nga lajmet e fundit në media që raportojnë për rinovimet e kontratave me dy yjet e sulmit, Kylian Mbappe dhe Neymar. I pari është gati të nënshkruajë, por kjo do t’i kushtojë shumë kampionëve të Francës.

Kampioni i botës është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe te PSG duan të bashkëpunojnë edhe më tej me sulmuesin, që kërkohet me ngulm nga Real Madrid. Oferta e fundit e ka bërë atë të ndryshojë mendje dhe të mendojë për rinovimin.

Sipas “L’Equipe”, PSG i ofron atij 600 mijë sterlina në javë. Një shifër mjaft e lartë, dyfishi i asaj që përfiton tani sulmuesi francez, i blerë nga Monaco dy vite më parë për shumën e 180 milion eurove. Nëse Mbappe është gati të rinovojë, ndryshe raportohet situata për Neymar.

Braziliani është i vendosur të largohet dhe “Mundo Deportivo” shkruan për një skenar të bujshëm, sipas të cilit Neymar refuzon plot 100 milion dollarë, të parashikuara si bonus për nënshkrimin e një kontrate të re me PSG. Sulmuesi do vetëm Barcelonën, që duhet të paguajë jo pak për kartonin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!