Pagat, shteti “mund” privatin/ INSTAT: Rritja në sektorin shtetëror, më e lartë

schedule14:13 - 12 Mars, 2024

schedule 14:13 - 12 Mars, 2024

Pagat në shtet janë rritur më shumë se ato në sektorin privat.Sipas të dhënave të Instat paga mesatare mujore bruto gjatë tremujorit të katërt 2023, rezultoi mbi  75 mijë  lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Ndërkohë nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” vërehet se  paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror  ka shkuar në 87,8 mijë  lekë, nga 74,4 mijë  lekë që ishte një vit më parë. Nëse bëjmë një krahasim konstatohet një rritje   me 18% ose  13,4 mijë  lekë më tepër.

Por nuk ka qenë e njëjta tendencë në privat ku ka pasur rritje pagash por në nivele më minimale.

Nga të dhënat shohim se në fund të vitit të kaluar paga bruto në sektorin  pësoi një rritje vetëm me 11.6% ose  7 mijë lekë më tepër.Një pagë mesatare në sektorin privat rezulton se është në nivelin 69.4 mijë lekë.

Por cilat janë disa prej profesioneve që sigurojnë më shumë të ardhura për qytetarët shqiptarë. Janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit  me një pagë mesatare prej 148,597 lekë e ndjekur nga informacioni e komunikacioni.. Ndërkohë  me nivelin me të ulët të  pagave rezultojnë se janë bujqësia dhe ndërtimi.

Ndërkohë të dhënat e Instat tregojnë se niveli I papunësisë ka pësuar një rritje të lehtë në fund të vitit .shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart,  në fund të vitit 2023 rezulton 10.7 %./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!