Pafajësi për biznesmenin Rezart Taçi, Apeli rrëzon ankimimin e Prokurorisë

schedule16:18 - 3 Tetor, 2019

schedule 16:18 - 3 Tetor, 2019

Biznesmeni Rezart Taçi do të jetë i lirë me vendim të formës prerë, për akuzat e “fshehje të pasurisë” dhe “mopagim taksash”. Gjykata e Apelit Tiranë ka rrëzuar ankimimin e Prokurorisë duke i dhënë bisnesmenit pafajësi. Rezart Taçi u akuzua se në vitet kur ishte administrator i “ARMOS”, nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimore.

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi pafajësinë për biznesmenin Rezart Taçi për akuzat e fshehjes të pasurisë dhe mospagim taksash.  Në seancën  e zhvilluar më 2 Tetor, togat e zeza kanë rrëzuar ankiminim e prokurorisë duke lanë në fuqi vendimin e Gjykatës Penale të Tiranës, që e shpalli atë të pafajshëm.

Prokuroria e Tiranës  e akuzonte Biznesmenin Rezart Taçi se nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimore, gjatë kohës kur ishte një nga administratorët e ARMO-s.

Për shmangjen e detyrimeve tatimore, Prokuroria asokohe  kishte lëshuar rreth 30 urdhra bllokimi për llogarit bankare të biznesmenit dhe familjarëve të tij.

Fillimisht konstatimin e shmangies së detyrimeve tatimore  e kishte bërë audit i tatimeve që kontrollonte veprimtarinë e Armo-s për vitet 2011-2013. Menjëherë pas kryerjes së këtij raporti organi i akuzës nisi hetimet dhe e dërgoi çështjen në gjykim.

Por që nga dita e mërkurë Rezart Taçi do të jetë i lirë, pasi vendimi ka marrë formë të prerë. Taçi u akuzua edhe nga autoritetet zvicerane për mashtrime me disa firma, por që nuk dihet sesi kanë përfunduar këto procedura. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!