“Padyshim që do të kem mundësitë e mia këtë vit”, Asllani pas fitores ndaj Atalanta: Jam gati të luaj

schedule15:16 - 31 Gusht, 2024

schedule 15:16 - 31 Gusht, 2024

Momente të tilla e di edhe vetë se nuk do të jenë të shpeshtë.

Kristjan Asllani, edhe pse vlerësohet mjaft nga trajneri i tij, Simone Inzaghi, sërish do të duhet të kënaqet me “copa ndeshjesh” edhe këtë sezon.

Gjithsesi, kontributi i tij nuk ishte i keq në ndeshjen e Serie A që “Zikaltërit” e Inter e fituna 4 me 0 ndaj “Bergamaskëve” të Atalanta, duke luajtur 30 minuta kohë të rregullt, plus shtesat.

Ai u vlerësua me notëm 6, jo keq për mënyrën sesi u luajt sfida në ato momente, ndërsa për kamerën e klubit “Zikaltër”, tregoi përshtypjet pas suksesit të thellë ndaj bergamaskëve.

“Kjo ndeshje na jep kënaqësi të madhe, sepse është e vështirë të luash kundër Atalantës dhe të arrish një rezultat të tillë. Këtë e arritëm edhe vjet, por dihet se këtë vit do të jetë më e vështirë që të konfirmojmë atë që bëmë vjet. U treguam të zot sidomos në 30 minutat e para. Duhet të jemi gati sepse kemi ende shumë rrugë për të bërë”,- u shpreh fillimisht Asllani.

Po ashtu, mesfushori “kuqezi” tregohet shumë realist për mundësitë e tij.

“Kush luan më pak duhet të jetë gati kur i jepet rasti. Padyshim, që unë do të kem shanset e mia sepse sezoni do të ketë shumë ndeshje. Ne jemi një grup shumë I mirë lojtarësh, jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kjo është një gjë e rëndësishme, madje themelore”,- tha më tej talenti i mesfushës

Inter tregoi se përse është kampion në fuqi i Italisë, duke mundur lehtë një nga ekipet më të mirë në Apenine dhe në Evropë, si Atalanta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!