Padit gjinekologun e nënës së saj pas 21 vitesh, që e kishte lindur: Duhet të kishte hequr dorë nga shtatzënia

schedule11:15 - 7 Maj, 2022

schedule 11:15 - 7 Maj, 2022

Eva ka lindur në vitin 2001, por jo si pothuajse çdo bebe. Gjegjësisht, pas lindjes së saj, ajo u diagnostikua me spina bifida ose çarje kurrizore. Për shkak të kësaj, Eva duhej të rritej dhe të bënte një jetë ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, domethënë të lidhej me tubat që e mbajnë gjallë 24 orë në ditë!

Sipas “Mirror”, derisa Eva ishte ende në barkun e nënës së saj, shtylla kurrizore nuk u zhvilluan dhe siç pretendon 21-vjeçarja dhe fajin për këtë e ka mjeku i nënës së saj, doktor Philip Mitchell.

Doktori Mitchell nuk e ka këshilluar nënën e saj që para shtatzënisë të marrë suplemente që do ta parandalonin këtë gjendje. Por nëse ai do t’i kishte thënë në kohë nënës së saj të merrte acid folik dhe suplemente të tjera, rreziku që foshnja të lindte me këtë sëmundje do të ishte zvogëluar.

Si rezultat, Eva tani po kërkon dëmshpërblim miliona dollarësh, pasi i duhen miliona për të mbajtur veten gjallë.

Megjithatë, mjeku mohon përgjegjësinë dhe pretendon se i ka dhënë “këshilla të arsyeshme” nënës së saj, si dhe çdo pacienteje, ndërkohë që mjekët në mbarë botën kanë promovuar prej kohësh marrjen e suplementeve dhe acidit folik para shtatzënisë, si dhe në 12 javët e para të shtatzënisë, vetëm për të reduktuar rrezikun nga sëmundja spina bifida./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!