Padia për marrëveshjen për emigrantët, Manja: I ka kaluar të gjitha filtrat!

schedule17:14 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 17:14 - 6 Dhjetor, 2023

Ministri Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Ai theksoi se për asnjë arsye nuk ka se si të jetë antikushtetuese pasi i ka kaluar të gjitha fazat.

“Marrëveshja me Italinë në dijeninë time është bërë publike dhe është marrëveshje që janë bërë publike edhe arsyet e nënshkrimit. Është e drejtë e gjithkujt ta çojnë në GjK, por nuk ka se si të jetë antikushtetuese kur ka kaluar të gjitha fazat. Ka kaluar të gjitha filtrat”, tha Manja.

Sipas Manjës opozita ka të drejtën e saj, por shton se është një marrëveshje e cila ka kaluar në të gjithë filtrat para se të nënshkruhej nga dy kryeministrat, dhe më pas të miratohej nga Italia.

/abcnews.al/