Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e PD për shfuqëzimin e Bordit që cakton cmimet e karburantëve.
Pala paditëse, ajo e PD-së zyrtare, thotë se qeveria nuk ka bërë analizë të thelluar për nevojën dhe urgjencën e Bordit. Për PD bordi nuk mund të përcaktojë çmimet, pasi është në kundërshtim me tregun, raporton gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja. Seanca e shqyrton sot në themel të gjithë çështjen, pasi dëgjon të dyja palët, kanë të drejtën të pyesin secilën palë, dhe më pas do të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje. Sot pritet vetëm një shqyrtim, vendimi ka një muaj kohë.
Ky bord u ngrit ne kushtet e luftës në Ukrainë, në mars te 2022. Kujtojmë se në atë kohë çmimi i naftës shkoi deri në 270 lekë. Por PD thotë se ky bord cënon Kushtetutën, në nenin 101 të saj, që ka të bëjë me veprimtarinë ekonomike.r.t/abcnews.al