“Rama po hakmerret ndaj heroit të gjallë të shqiptarëve”: Kryemadhi reagon për padinë ndaj Haradinajt

schedule12:43 - 18 Janar, 2020

schedule 12:43 - 18 Janar, 2020

Nga Korça, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se qëllimi i marrëveshjes për Reformën Zgjedhore është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Kryemadhit opozita pranio të japë kontributin e saj për plotësimin e kushteve të Bundestagut gjerman, ndërsa qeveria ka përgjegjësinë për plotësimin e 8 pikave të tjera.

“Pas dakordësimit  për Reformën Zgjedhore dhe për të shkuar në zgjedhjet të parakohshme i duhet kësaj qeverie të paaftë të mos mbaj më peng të ardhmen e shqiptarëve. I duhet kësaj qeverie që të mbushë 8 kushtet e tjera të Bundesatgut. Është përgjegjësia e kësaj qeverie që të plotësoje kushtet për veninen para përgjegjësisë të vjedhjes së votave dhe të korrptuarve të saj.  Ne mbi interesat partiake dhe llogaritë elektorale vendosëm të parën të ardhmen e shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Gjatë takimit me strukturat e LSI në Korçë, Kryemadhi komentoi edhe padinë e kryeministri Edi Rama, për Ramush Haradinajn.

“E ardhmja e shqiptarëve është vetëm BE. Edi Rama ka zgjedhur të tradhtojë interesat e shqiptarëve, tradhtoi edhe Kosovën. Pasi dështoi me tentativen e tij të zezë për coptimin e Kosovës, po bën çmos që të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë, ndaj komandatit të UÇK, dhe kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të kombit shqiptar, kryeministrit Haradinaj. Padia e tij nuk ka vetëm si qëllim Hardinajn si individ por përçarjen e popullit shqiptar.

Ky njeri fasadë pa asnjë ndjenjë kombëtare, për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut gjeti atë ditë. Kemi zgjedhur të jemi në krah të Ramush Haradinajt. Në vend që të ndihmojë Kosovën për t’u integruar, për të liberalizuar vizat, ky kryministër është kthyer në shërbëtorin më të vullnetshëm në qarqet anti-shqiptare”, u shpreh Kryemadhi./abcnews.al