Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e dytë në lidhje me padinë për shpifje të kryeministrit Edi Rama në drejtim të deputetit demokrat gazmend bardhi.
Në seancën e së enjtes, avokatët e Bardhit i thanë gjykatës se kanë kërkuar informacion zyrtar në disa institucionesi prokuroria e posaçme gjykata e posaçme, policia e shtetit dhe prokuroria e përgjithshme në lidhje me dënimet apo hetimet ndaj zyrtarëve të partisë socialiste nga viti 2013 deri në 2025. Pala mbrojtëse pretendoi se nëpërmjet këtyre vendimmarrjeve do të provojë disa deklarata të Bardhit se kryeministri Edi Rama ka bashkëpunuar me njerëz të botës së krimit.
Po kështu ata depozituan në gjykatë disa artikuj në media, ku thuhej se vëllai I kryeministrit Rama, Olsi Rama është i përfshirë në dosjen xibraka, ndërsa kërkuan nga gjykata të marrë të dhënat e sistemit tims, ku sipas tyre rezulton e Olsi Rama ka udhëtuar me një mjet që lëviznin anëtarët e dënuar për prodhimin e kokainës në Xibrakë. Gjykata iu drejtua me shkresë të gjitha institucioneve dhe i la kohë avokatëve që kërkuan të dorëzojnë një kundër padi ndaj Ramës pasi përmes këtij procesi është dëmtuar reputacioni i deputetit demokrat. Seanca e radhës do të mbahet më 11 mars në orën 11.
/abcnews.al