Gjykata e Tiransës ka zhvilluar të martën seancën e parë në lidhje me padinë për shpifje të kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të Gazmend Bardhit se vëllai i tij Olsi Rama është i përfshirë në dosjen Xibraka. Avokatët e Bardhit pretenduan fillimisht që mos legjitimohej padia e Ramës me pretendimet se klienti i tyre ka ngritur dyshime në drejtim të Olsi Ramës dhe jo kryeministrit.
Në të njëjtën kohë avokatët e Bardhit pretenduan se klienti i tyre ka bërë deklarata në cilësinë e politikanit i bazuar në indicie mbi të dhënat e sistemit Tims si dhe të nisjes së hetimeve të prokurorisë së posaçme për persona të tjerë të përfshirë në trafik droge. Ata I kërkuan gjykatës që të administrojë të dhënat e sistemit tims, ku sipas tyre provohet se në një nga makinat që përdornin anëtarët e grupit kriminal udhëtonte shtetasi Olsi Rama. Të gjitha këto prova avokët e Bardhit i thanë gjykatës që ti bëjë pjesë e këtij procesi, ndërsa vendimi do të meret më 27 shkurt. Nga ana tjetër pala mbrojtëse që përfaqëson kryeministrin Rama i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor të Bardhit dhe përgënjeshtrimin e deklaratave të bëra nga deputeti demokrat si dhe shpërblimin me 1 milionë lekë për dëmin e shkaktuar.
Ndërkohë kryeministri Rama në një reagim në rrjetet sociale deklaroi se avokatët e Bardhit duhet të sjellin prova për të vërtetuar thëniet e tij, por që, sipas tij, nuk ka asnjë provë dhe po mundohen të shtyjnë seancat me “llafe boshe”.
Postimi i kryeministrit:
Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:
“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.
Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:
“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe…
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2025
/abcnews.al