Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja mblidhet nesër/ Nis shqyrtimi i padisë së kryeministrit

schedule13:40 - 26 Nëntor, 2025

schedule 13:40 - 26 Nëntor, 2025

Të enjten do të mblidhet Kolegji i Gjykatës, për të caktuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Rama për masën e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në këtë mbledhje 3-shja e gjyqtarëve kushtetues, verifikon kriteret e padisë, nëse përmbushen apo jo, për ta çuar çështjen në Mbledhje Gjyqtarësh në vijim.

Mes 3-shes së gjqyatërve është dhe Sandër Beci, që është caktuar relator i padisë së kryeministrit për rastin Balluku dhe përgatit dokumentacionin për trupën e gjyqtarëve.

Sipas burimeve të ABC News, seanca më e shpejtë pritet të zhvillohet në datën 2 dhjetor, të martën e javës së ardhshme.

Në këtë mbledhje, gjyqtarët duhet të shprehen mbi kërkesën e kryeministrit për të hequr masën e pezullimit ndaj zv.kryeministres Balluku, e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sikundër dhe në kërkesën dorëzuar Kushtetuese, qeveria ka argumentuar se kjo masë ndaj Ballukut pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Pas Ramës dhe vetëm zëvëndësikryeministri që mund të nënshkruaj aktet që miratohen në Këshillin e Ministrave, në mungesë të kryeministrit.

Në padi gjithashtu theksohet se Gjykata e Posaçme ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, duke penguar punën e një anëtari të Këshillit të Ministrave që gëzon imunitet njësoj si deputeti.

Kryeministri e ka cilësuar vendimin e GJKKO për Ballukun anti kushtetues pasi cënon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, cënon parimin e ndarjes së pushteteve dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, si dhe ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë. Mbi bazën e ketyre argumnteve, qeveria kërkon prej Gjykatës Kushtetuese që të shfuqëzojë masën e Gjykatës së Posacme mbi zv.kryeministren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!