Padia e PD për bordin e karburanteve, sot zhvillohet seanca e dytë në Kushtetuese

schedule09:54 - 17 Mars, 2023

schedule 09:54 - 17 Mars, 2023

Këtë të premte, në orën 10:00, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca e dytë dëgjuese për Bordin e Transparencës për karburantet, pas padisë së bërë nga Partia Demokratike zyrtare.

Kjo seancë, është vijim i seancës së mbajtur më datë 9 mars. Sot pritet të mbyllet shqyrtimi dhe brenda 1 muaji, do të jepet vendimi.

Pala paditëse, ajo e PD-së zyrtare, thotë se qeveria nuk ka bërë analizë të thelluar për nevojën dhe urgjencën e Bordit. Për PD, bordi nuk mund të përcaktojë çmimet, pasi është në kundërshtim me tregun.

Ky bord u ngrit në kushtet e luftës në Ukrainë, në mars të 2022. Kujtojmë se në atë kohë çmimi i naftës shkoi deri në 270 lekë. Por PD thotë se ky bord cënon Kushtetutën, në nenin 101 të saj, që ka të bëjë me veprimtarinë ekonomike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!