Padia e Panuçit, gjykata nuk gjen dot shtëpinë e Bujar Nishanit

schedule15:52 - 4 Tetor, 2018

schedule 15:52 - 4 Tetor, 2018

Adresa e banimit të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, është bërë shkak për shtyrjen e seancës së radhës të gjyqit ku ai është paditur për “fyerje” nga trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi.

Gjykata nuk ka mundur të njoftojë ish-presidentin për gjyqin, për shkak të pamundëisë së gjetjes së banesës së tij. Në kthimin e përgjigjes për njoftimin ishte shënuar “ka ndryshuar adresë”.

Për këtë shkak, gjykata i është drejtuar Gjendjes Civile për të kërkuar informacion mbi adresën e re të Nishanit.

Ish-presidenti u padit nga trajneri i Kombëtares në korrik të vitit 2018. Panuçi kërkon prej tij një dëmshpërblim prej 100 mijë euro, për shkak të deklaratës publike të bërë nga Nishani në emër të tij pas ndeshjes Kosovë-Serbi, ku e cilësoi si “sharlatan”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!