Analisti Ergys Mërtiri thotë se padia e Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, po bëhet për show politik.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mërtiri u shpreh se po riciklohet një akuzë e vjetër.
Mërtiri shtoi se padia e Bardhit vjen pas akuzave se Rithemelimi po bashkëpunon me mazhorancën.
“Fatin e skenarit Salianji Babale, vlen ta shohim deri në fund, sepse është gjykata që do të gjykojë. Kjo çështje, ka disa fakte për të cilat sigurisht ia vlen të ngrihet shqetësimi dhe të bëhet denoncimi. Përfshirja e vëllait të kryeministrit në një makinë të cilën e përdorin njerëz me precedentë të fuqishëm pra, trafikantë droge, sigurisht që është problem dhe është diçka që duhet hetuar. Denoncimi, sigurisht që është i mirëseardhur. Denoncimi nuk bëhet me seriozitetin e duhur, gjithçka po bëhet për një show politik, për të treguar se ne po luftojmë me Edi Ramën dhe ne nuk kemi marrëveshje me Edi Ramën. E gjithë kjo u bë pas marrëveshjes dhe akuzave që tashmë kanë dalë haptazi, që këta bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Në thelb, riciklohet një akuzë e vjetër, nuk kemi asgjë të re. Riciklimi i kësaj akuze bëhet për show politik, kjo e bën jo serioze situatën. Por sigurisht në çdo rast, vëllai i kryeministrit duhet hetuar, duhet të ishte hetuar”, theksoi ai./abcnews.al