Padia e Dumës kundër Veliajt për shpifje, SPAK: Të pushohet çështja

schedule14:00 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 14:00 - 6 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar pushimin e padisë së Grida Dumës kundër Erion Veliajt për shpifje.

Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se sipas prokurorit Behar Dibra kryebashkiaku nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të shpifjes.

Gjykata është tërhequr për vendimin, që do të jepet më 13 dhjetor ora 15:30./ Abcnews.al