Pacolli: Nëse largohet ministri i Brendshëm, AKR ikën nga qeveria

schedule15:19 - 2 Prill, 2018

schedule 15:19 - 2 Prill, 2018

Qeveria e Kosovës mund të ketë probleme pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga kryeministri Haradinaj. Lideri i AKR-s, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar daljen nga koalicioni qeveritar nëse shkarkohet ministri Flamur Sefaj, i cili ishte përfaqësues i saj.

Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re, nuk e ka pranuar ende zyrtarisht largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të AKR-s, për shkak të aksionit policor, ku u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq, AKR-ja ende nuk ka dhënë vendimin përfundmitar për këtë kërkesë të kryeministrit.

Haradinaj në arsyetimin e tij ka thënë se Sefaj ishte në dijeni për zhvillimin e këtij aksioni disa ditë më parë se sa ai të ndodhte dhe pavarësisht kësaj nuk e kishte informuar.

Në bazë të marrëveshjes së koalicionit PAN, ministrat e AKR-s nuk ka të drejtë t’i shkarkojë askush tjetër përveç liderit të partisë, Behgjet Pacolli.

Kryetari i të rinjve në AKR, Zijadin Geci, u shpreh se Flamur Sefaj do jetë ministër, në të kundërt askush tjetër nga AKR nuk do ta zëvendësojë atë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!