Pacientja e parë indiane që ishte infektuar me Covid, rezulton sërish pozitive

schedule22:17 - 14 Korrik, 2021

schedule 22:17 - 14 Korrik, 2021

Pacientja e parë indiane e konfirmuar me Covid ka qenë një studente që banonte në Wuhan. Mediat e huaja bëjnë me dije se vajza 21-vjeçare nga Kerala e Jugut nuk ka simptoma, por është e izoluar në shtëpinë e saj.

Sipas raporteve të fundit rezulto se ajo ishte pozitive sërish gjatë një kontrolli rutinë përpara një udhëtimi në New Delhi.

Pacientja ishte në mesin e studentëve indianë të mjekësisë që u larguan nga Wuhan në janar të vitit 2020, kur virusi u shfaq për herë të parë në atë qytet kinez.

Më pas ajo zhvilloi simptoma të lehta dhe më 30 janar, ajo doli pozitive dhe kështu u bë personi i parë indian që u infektua me koronavirus.

India që atëherë ka konfirmuar gati 31 milionë raste dhe më shumë se 410 mijë vdekje, shumica e tyre në një valë shkatërruese në muajt prill dhe maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!