Pacienti “zero” drejt shërimit, mjekët e Fierit i rikthehen punës

schedule10:00 - 17 Mars, 2020

schedule 10:00 - 17 Mars, 2020

Pacienti zero në Shqipëri po shërohet. Ai u trajtua në spitalin infektiv ku vijon të jetë nën mbikqyrjen e  mjekëve.

Vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi lajmin në profilin e saj zyrtar në FB. Ajo tha se rezultoi negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me covid-19.

Manastirliu beri të ditur se do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e tij.  Pritet që tashmë pas 48 orësh të bëhet analiza e dytë, e cila do të konfirmojë përfundimisht gjendjen e  tij.

Personi i shëruar, 28 vjeçari që erdhi nga Firence më 26 shkurt, njihet edhe si pacienti zero.  Ai u zbulua se është prekur më 9 mars, pas analizave të bëra.

I riu kishte hyrë në Shqipëri përmes pikës doganore të Muriqanit, ku nuk i ishte nënshtuar asnjë kontrolli.  Ndërkohë ABC News mësoi se familja e të prekurve të parë kishte edhe një lokal, i cili pas lajmit iu nënshtua dezinfektimit.

Edhe kryeministri Rama ka konfirmuar lajmin në FB, ku tha se tani  duhet “të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun”.

Ndërkohë një tjetër lajm i mirë vjen nga Fieri. Kanë dalë rezultatet e analizave për 17 mjekët, infermierët dhe stafin ndihmës të Spitalit rajonal të këtij qyteti.

Burime pranë Spitalit kanë deklaruar se rezultati është NEGATIV.

17 pjestarë të stafit u vetekarantinuan pas rastit të një 61 vjeçareje e infektuar me COVID- 19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe kish marrë ndihmë në këtë spital.

Mostrat e marra sot kanë dalë negative, duke rikthyer në punë të gjithë të vetëkarantinuarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!