Rama publikon videon, pacienti që fitoi betejën me Covid: Po jetoj për së dyti! Dëgjoni mjekët

schedule10:17 - 25 Nëntor, 2020

schedule 10:17 - 25 Nëntor, 2020

Një triumfues përballë COVID ka një apel për të gjithë qytetarët pasi ka lënë spitalin Shefqet Ndroqi. Mesazhi i tij është ndarë mëngjesin e sotëm nga kreu i qeverisë Edi Rama. Pacienti rrëfen simptomat e para dhe momentin e shtrimit në spital. Ai kërkon që të gjithë të respektojë masat pasi vetëm ata që e kanë kaluar këtë sëmundje mund të flasin për pasojat e saj. Thotë se ndihet sikur ka rilindur sërish dhe për këtë i është mirënjohës mjekëve.

“Pata bllokim në frymëmarrje dhe dobësim të përgjithshëm. Shkova në spitali Shefqet Ndroqi në Urgjencë. Jam shtruar rreth orës 1 të natës. Menjëherë më kanë shtruar. I gjithë personeli ishin jashtëzakonisht të afërt, njerëzor. Ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të hidhur, vetëm ata e dinë, se çfarë është Covidi. Njerëzit duhet të binden nga ajo që thonë specialistët, nga ajo që thonë mjekët.

Njerëzit janë të parët që duhet të ndërgjegjësohen se zbatimi  masave mbrojtëse është i domosdoshëm. Kur e kujtoj periudhën time në spital nuk mund të lë pa falenderuar mjekë dhe infermierë. Falë mjekëve unë sot jetoj një jetë të dytë. Unë sot e kam jetën vetëm prej tyre”, shprehet ai./mv.abcnews.al