Një 70-vjeçar i sëmurë me kancer ka kërkuar të shohë detin. Vullnetarët e komitetit Mascalucia të Kryqit të kuq Italian, në Katania kanë bërë gjestin prekës për të moshuarin.
Në momentin kur po e shoqëronin 70-vjeçarin në spital, ai ka kërkuar të shohë detin, dhe për një moment ata kanë ndaluar ambulancën përballë plazhit, duke e lejuar atë të ndjejë flladin e detit.
Ky moment e ka prekur të moshuarin ndërsa është shprehur: “U linda përsëri”, gjithashtu falënderon i emocionuar stafin e ambulancës që i dha mundësi të ndjehej më mirë, sikur të ishte rilindur sërish.
Ata shprehen se është një gjest solidariteti dhe se janë të kënaqur që mundën t’i dhuronin një kujtim të bukur 70-vjeçarit./abcnews.al