Pa me sy të gjithë tmerrin, dëshmitari: I ati i kërkoi djalit të më vriste, çfarë më tha përballë, që heshta

schedule16:22 - 6 Shtator, 2020

schedule 16:22 - 6 Shtator, 2020

Bashkëpunëtori i drejtësisë në rrëfimin e tij ka treguar se cfarë ndodhi pasi vëllai vrau motrën në malin me Gropa dhe e groposi. Ai ishte ulur në makinë dhe pa gjithçka. Kur po ktheheshin, dëshmitari tregon se Shkëlzeni mori të atin (Faikun) dhe si tha se ajo punë u krye.

Faik Buci e pyeti djalin nëse ishte vetëm, ndërsa kur Shkëlzeni i tregoi se ishte me shokun e tij, ai i tha që ta vriste, por djali nuk pranoi. Më pas dëshmitari tregon se cfarë i tha Faik Buci.

Shkëlzeni mori makinën dhe nisëm të ktheheshim, kur po vinim për poshtë ai ka marre në telefon Faikun (babanë) dhe i ka thënë që ajo punë u kry, Faiku e ka pyetur nëse ishte vetëm, Shkëlzeni i tha që isha edhe unë në makinë. Faiku i kërkoi të më hiqte qafe por Shkëlzeni nuk pranoi, atëherë Faiku i kërkoi të më dërgonte tek ai.

Kur kam vajtur dhe jemi takuar Faiku më kërcënoi me jetën e familjes time. Më tha që nëse flet me dikë për këtë ngjarje do të zhduk bashkë me familjen. Nga frika se mos u ndodhte dicka e keqe familjareve të mi unë kam heshtur” mësohet se ka thënë ai para grupit hetimor, raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci. (Lexo këtu dëshminë e plotë).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!