Pavarësisht ndalimit të përdorimit të tyre, fishekzjarret u kanë marrë jetën tre personave dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në Evropë këtë vit të ri.
Sipas BBC në Holandë, një 12-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë. Një humbje jete është shënuar natën e vitit të ri edhe në Gjermani. Ai ishte një 37-vjeçar që u vra nga fishekzjarret në qytetin perëndimor të Hennef.
Numri i të plagosurve ka qenë më i lartë. Të paktën 80 persona u lënduan nga fishekzjarrët në Holandë, sipas De Telegraaf. Disa prej tyre kanë humbur këmbët dhe duart.
Në Austri një 23-vjeçar humbi jetën. Gjatë natës së ndërrimit të viteve u shënuan dhe shumë incidente në këtë shtet.
Si Holanda ashtu edhe Gjermania ndaluan shitjen e fishekzjarreve gjatë periudhës së Vitit të Ri për shkak të pandemisë, por kjo s’i frenoi dot disa njerëz ta bëjnë një gjë të tillë, duke sjellë pasoja të rënda. Edhe Gjermania shënoi disa të plagosur.
Ndalimet u bënë si përpjekje për të ndaluar grumbullimet e mëdha gjatë pandemisë dhe të lehtësojnë ngarkesën në spitale, të cilat zakonisht mbushen për të trajtuar lëndimet serioze dhe djegiet nga mjetet piroteknike.
/abcnews.al