Pa grim e kostum dhe me flokë pa krehje, deputetet shqiptarë mbledhje online

schedule12:14 - 23 Mars, 2020

schedule 12:14 - 23 Mars, 2020

Covid 19 ka mbyllur në shtëpi edhe politikanët, si të gjithë qytetarët e tjerë. Institucionet janë bosh dhe Kuvendi nuk po kryen asnjë aktivitet gjithashtu.

Gjithësesi, firmat e qeverisë për masat ndaj coronavirusit, nuk mjaftojnë nëse kuvendi nuk mblidhet brenda 45 ditëve për të konfirmuar aktet normative.

Për këtë arsye, Kuvendi ka ngritur një platformë online përmes të cilit deputetët mund të zhvillojnë mbledhje online nga shtëpitë e tyre.

ABC News ka siguruar këto foto që vijnë nga testët që Komisioni i Ligjeve, i Jashtmi, i Sigurisë dhe ai i Shëndetësisë kanë zhvilluar për të provuar sitemin ku ditët e ardhshme do të zhvillojnë mbledhjet e punës.

Komisioni i Ekonomisë do të jetë përgjegjës për aktin normativ për ndryshimet buxhetore që krijojnë një paketë 12 miliardë lekësh për të ndihmuar ekonominë e prekur nga corona-virusi.

Ndërsa Komisioni i Ligjeve dhe ai i Shëndetësisë, do të shqyrtojnë aktet normative që përmbajnë sanksionet ndaj shkelësve të karantinës apo ndalimqarkullimit.

Ulsi Manja dhe Milva Ekonomi i thanë ABC News se ende nuk kanë caktuar një datë, pasi kanë afat deri në fund të prillit, dhe për momentin, po testojnë sistemin online.

Edhe Konferenca e Kryetarëve u mblodh online, ndërsa për Seancën Plenare ende nuk është marrë vendimi për tu mbledhur me video përmes teknologjisë, apo 140 deptutetët do të mblidhen fizikisht si dikur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!