Pa energji dhe ujë, ukrainasit nuk përjashtojnë mundësinë për të evakuuar gjithë Kievin

schedule15:50 - 6 Nëntor, 2022

schedule 15:50 - 6 Nëntor, 2022

Nuk përjashtohet mundësia që të evakuohet i gjithë Kryeqyteti ukrainas, Kiev, në rast se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë në mënyrë itensive infrastrukturat kritike.

Kështu kanë filluar të thonë zyrtarë të lartë në Ukrainë, pasi 40% e centraleve energjitike kanë dalë jashtë funksionit dhe qindra qytetarë kanë mbetur pa ujë si pasojë e bombardimeve. Kryetari i

Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi se do të bëjnë të pamundurën që të shmanget një gjë e tillë.

“Ne jemi duke bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Mirëpo, të jemi të sinqertë, armiqtë tanë janë duke bërë gjithçka për të lënë këtë qytet pa ngrohje, energji dhe ujë, ashtu që të gjithë ne të vdesim. Ne jemi duke shqyrtuar skenarë të ndryshëm për të qenë të përgatitur.”

E vetmja mënyrë për ti mbijetuar momentalisht mungesës së energjisë, është ndërprerja dhe reduktimi, për të shmangur mbingarkesën në rrjet. Rreth 1 mijë vendbanime, në të cilat po instalohen edhe sisteme ngrohjeje, mund të vihen në dispozicion të qytetarëve. Në ato qendra njerëzit mund t’i mbrohen edhe granatimeve, pasi strukturat nëntokë, do të shërbejnë edhe si bunkerë.

Nuk është vetëm kryeqyteti që po përballet me mungesa të mëdha në furnizimin me energji. Gjithsej janë shtatë rajone me problematika.

Ekspertët sqarojnë se rol kyç për këtë situatë nuk luajnë thjesht bombardimet ruse ndaj infrastrukturës, por edhe fakti se Moska, prej muajsh, ka marrë kontrollin e Zaporizhias, centralin më të madh bërthamor aktiv në Evropë dhe ka bërë të mundur mbylljen e të gjashtë reaktorëve./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!