Pa dialog dhuna nuk ndalet, Von der Leyen flet për rolin e BE-së në konfliktin SHBA- Iran

schedule12:12 - 10 Janar, 2020

schedule 12:12 - 10 Janar, 2020

Gjatë konferencës  së shtypit me kryeministrin kroat e KE, Ursula von der Leyen ka thënë se konflikti SHBA- Iran tashmë i ndezur prej vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani mund të zgjidhet me dialog.

Presidentja e Komisionit Europian u shpreh e gatshme të kontribuojë në një tavolinë të përbashkët mes palëve në konflikt pasi sipas saj, pa dialog dhuna nuk ndalet. Ajo shtoi se BE ka një reputacion mjaft të mirë përsa i përket bisedimeve.

“Të kesh një Europë me influencë më të fortë duhet të marrim disa çështje në konsideratë. Duhen përcaktuar standardet dhe proceset. Pra të kesh influencë duhen disa forca të ndryshme. Kur bëhet fjalë për rritje të dhunës duhet ta ndalojmë atë nëse bisedimet nisin, të ndalim dhunën mes bisedimeve.

Nëse nuk do ta bëjmë një gjë të tillë atëherë e pamundur që dhuna të ndalojë. BE ka një reputacion mjaft të mirë dhe ka vërtetuar me kohën plot gjëra dhe i kemi bërë pikërisht nëpërmjet dialogut. Për t’i dhënë fund dhunës duhet dialogu. Do të bëhemi edhe më të besueshëm duke e bërë këtë gjë. Na duhet një tavolinë e përbashkët mes palëve në konflikt.”- tha Von der Leyen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!