Pa arrestimit të Veliajt, kush duhet ta drejtojë Bashkinë?/ Alimehmeti: Kryesia e Këshillit Bashkiak ka përgjegjësi të mbledhë Këshillin

schedule20:31 - 13 Shkurt, 2025

schedule 20:31 - 13 Shkurt, 2025

TIRANË– Pas arrestimit të Erion Veliajt, çështja që ka ngritur anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Ilir Alimehmeti nga radhët e PD-së është që kryeqyteti duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Ai theksoi se kryeqyteti nuk mund të lihet pa kryebashkiak. Sipas Alimehmetit, kjo çështje është kompetencë e Kryesisë së Këshillit Bashkiak, i cili duhet të propozojë një emër dhe më pas të votohet nga Këshilli Bashkiak.

“Kjo është shkelje madhore. Njofton znj.Romina Kuko, është dhe zv.ministre e Brendshme nuk është s’e ka vështirësi ta gjejë. Ky do jetë emri që do propozohet, propozohet nga anëtarët socialistë që kanë shumicën, patjetër votohet dhe merr miratimin dhe vazhdon punën për aq sa i lejon ligji për ato kufizime që ka. Të gjitha këto vonesa i vuan qytetari. Kishte qenë shumë e thjeshtë, thirret me urgjencë, e ka kompetencë Kryesia e Këshillit Bashkiak, thirret një mbledhje, jepet propozimi për zonjë në fjalë apo këdo tjetër, votohet dhe mbyllet këtu historia”, tha ai.

Ai replikoi me analistin Mentor Nazarko, i cili tha se nëse zgjidhja është sipas procedurës që parashtron Alimehmeti, atëherë iu lind e drejta anëtarëve të këshillit që për këtë çështje t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse ju jeni dhe përfaqësuesi institucional, nëse ju mendoni se interpretimi i kuadrit ligjor të çon tek kjo zgjidhje, pra, që përkohësisht deri sa të bëhen zgjedhjet, duhet të jetë një…. Nëse është kështu, atëherë ju keni të gjithë të drejtën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese për t’u ankuar. Pse ju nuk mendoni se ka ardhur koha, që ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje, që kryeministri të bëhet komisar i përkohshëm, i jashtëzakonshëm i Bashkisë së Tiranës, kjo është situata”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!