Reperi i njohur amerikan, Sean Combs, i njohur si P. Diddy u shpall fajtor për dy nga pesë akuzat që rëndonin ndaj tij, në një gjyq që zgjati për javë të tëra.
Juria në gjykatën e Neë York e shpalli producentin fajtor për trafikim seksual trafikim për prostitucion të ish partneres së tij, këngëtares Cassie Ventura dhe trafikim për prostitucion të janë dhe personave të tjerë. Janë është pseudonim i një prej viktimave, “te festave të çmendura” të P. Diddy.
Ai u shpall i pafajshëm për akuzat për komplot dhe shantazh dhe për trafikim seksual të Cassie dhe Jane.
Nëse do të ishte shpallur fajtor edhe për akuzat e tjera, Diddy do të dënohej me burgim të përjetshëm. Por me vetëm dy akuza, reperi mund të përballet me një dënim prej 10 vitesh.
Pasi u shpall vendimi, reperi falenderoi jurinë dhe përqafoi anëtarët e familjes që ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.
Avokatët e një prej personazheve më të fuqishëm të industrisë së muzikës kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm me një garanci prej 1 milion dollarësh.
Juria do të marrë një vendim për ta liruar apo jo Sean Combs, deri në pritje të shpalljes së dënimit të tij.
Gjyqi ndaj producentit të njohur të muzikës rap nisi në muajin maj, teksa arrestimi i tij disa muaj më parë tronditi botën e spektaklit në shtetet e bashkuara.
Reperi 55 vjeç, u arrestua më 16 Shtator 2024, pasi u akuzua për një sërë krimesh, të cilat përfshijnë shantazh, përdhunim dhe përfshirje në një rrjet prostitucioni.
Në Nëntor të viti 2023 ish-e dashura e tij Cassie, akuzoi Sean “Diddy” Combs se kishte abuzuar seksualisht dhe e kishte dhunuar fizikisht atë gjatë marrëdhënies së tyre, e cila ka zgjatur me disa ndërprerje që nga viti 2007 e deri në vitin 2018. Në atë kohë reperi mohoi të gjitha akuzat dhe pretendimet nga ish-e dashura e tij.
Por ishin disa pamje nga hoteli të vitit 2016, që u publikuan në CNN që treguan “Diddy-n” teksa dhunonte dhe tërhiqte zvarrë Cassie. Pas publikimit të videos reperi kërkoj falje, ku u shpreh: “Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia në atë video. Isha i neveritur atëherë kur e bëra. Jam i neveritur tani… Nuk po kërkoj falje. Më vjen vërtet keq.”
Isha e dashura e tij Cassie ishte një prej shumë dëshmitarëve që dhanë deklaratat e tyre shokuese në gjyqin e “Diddy” që u mbaj më 5 Maj.
/abcnews.al