Gunnersaurus është kthyer. Javë më parë në mediet britanike bëri bujë lajmi se Arsneal kishte vendosur të largonte deri në kthimin e tifozëve maskotën e famshëm, që e shoqëronte skuadrën në çdo ndeshje në shtëpi prej dekadash.
Loving the new @JuniorGunners packs – keep a look out for yours arriving soon! pic.twitter.com/kCyjImIndA
— Gunnersaurus (@Gunnersaurus) November 10, 2020
Pas këtij lajmi ai që reagoi në mënyrë të menjëhershme ishte Mesut Ozil. Turko-gjermani ndjeu keqardhje për personin brenda maskotës, i cili mbeti pa punë dhe doli me një deklaratë, ku i kërkoi klubit ta rikthente Gunnersaurus sepse do e paguante ai derisa të ishte lojtar i Arsenal.
Dhe fatmirësisht kështu ka ndodhur. Gunnersaurus është rikthyer në punë dhe do marrë rrogën çdo muaj nga Ozil për të mbajtur familjen e tij. Sa për fantazistin, ai është ende në kontratë me Arsenal, por Arteta ka vendosur ta përjashtojë nga skuadra. /abcnews.al