Otamendi besnik ndaj Benfica, 35-vjeçari nënshkruan kontratën e re me “shqiponjat” e Lisbonës

schedule08:40 - 10 Qershor, 2023

schedule 08:40 - 10 Qershor, 2023

Me një karrierë të pasur, të cilën e kulmoi me fitimin e Kupës së Botës, me Argjentinën e tij në Botërorin e Katarit, qendërmbrojtësi i Benfica, Nicolas Otamendi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli dhe ditën e sotme ka nënshkruar një kontratë të re me “shqiponjat” e Lisbonës.

Shtatlarti 35-vjeçar rrezikonte të mbetej një lojtar i lirë, me kontratën aktuale që i skadonte më 30 qershor të këtij viti, mirëpo klubi portugez vendosën t’i japin Otamendit një tjetër “shans” deri në qershorin e vitit 2025.

Ndërkaq, kujtjomë se Otamendi luan me portugezët e Benfica, që prej vitit 2020 e deri më tani ka 127 ndeshje për “shqiponjat”, ku ka shënuar 3 gola e ka dhuruar 2 asiste. /i.m /abcnews.al 

Shikoni postimin e klubit: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!