Osmani: Tirana nuk humb kurrë, as kundër 12 lojtarëve! Ky, klubi më i madh!

schedule16:01 - 28 Shtator, 2019

schedule 16:01 - 28 Shtator, 2019

Tefik Osmani, mbrojtësi me eksperiencë i Tiranës, ka dalë para derbit në konferencë për shtyp. Qendërmbrojtësi ka theksuar se është në klubin me historinë më të madhe në vend, që nuk humb kurrë. Jo vetëm kaq, por lëshon edhe sfidën për rivalët e tjerë. “Ndaj një Tiranë të bashkuar, as me 12 lojtarë nuk ia dilni”, ishte ajo çka korçari tha në konferencë.

MBROJTJA ME PROBLEME – “Kemi diskutuar me profesorin dhe të tjerët dhe i kuptoj ato që thonë specialistët. Në një ekip si Tirana presioni është i madh. Normalisht lojtarët me eksperiencë e mbajnë presionin. I falënderojmë për këshillat që na japin. Në një ekip që sulmon, kur pëson gola faji është i mbrojtjes. Na mbetet të punojmë. Duhet të ulim kokën dhe të përmirësojmë. Edhe më parë, kur luaja për Tiranën, me një lojtar të ishte, ai do të dilte në sulm. Tifozi nuk e pranon që ekipi të qëndrojë prapa. Nesër nuk dëgjohet trajneri, me gjithë atë zhurmë. Nuk duhet të na ndodhë ajo që na ndodhi me Kukësin, dëshira e tepërt për të shkuar te fitorja”.

ATMOSFERA – “Nuk ndihet vetëm tek ne, edhe federata e ka lënë veç. Të gjithë do jenë. Është atmosferë që ndihet shumë, tifozët duan fitore. Lojtarët kanë punë brenda fushës”.

PESHA E DERBIT – “Çdo lojtar, pasi bie bilbili e ndjen derbin, si të jetë hera e parë, si të ketë luajtur me të dyja ekipet. Kur kam ikur kam dashur të luaj sërish në derbi. Do e luaj çdo ndeshje, jo vetëm derbin, si të fundit për mua”.

TIRANA SUPERIORE – “Nuk kam pse fshihem. Nëse e merr ekipin nga Tirana e deri në sulm, mendoj që jemi më lart. Kjo duhet treguar në fushë. Jemi në nj moment të mirë. Nuk dua të kujtoj pjesën e mungesës së fitores. Tirana është Tiranë, nuk humbet kurrë. Ose fiton, ose mëson.

“Trajner në fushë je kur ke vite në fushë. Dikur kam luajtur me Nevilin dhe duke u rritur kam mësuar. Kur një lojtar me eksperiencë flet në fushë, duhet të dëgjojnë. Mirë është që të flasim ne me njëri-tjetrin. Mundohem t’u them djemve ato që trajneri thotë gjatë javës”.

SFIDA – “Klubi me më shumë histori është Tirana. Nuk ka çfarë komentoj më shumë. E thashë, Tirana nuk humb kurrë, vetëm mëson. Ndeshja me Kukësin na ka shërnyer shumë të gjithëvë. Na uli me këmbë në tokë, ndaj them se mësohet. Nuk pranohet humbja në derbi, as ne, as tifozët. Po të jetë ekipi i Tiranës i bashkuar, siç bëjmë në stërvitje, çdo kundërdshtari so i lejoja të luante me 12 lojtarë.”

GOL NË DERBI – “Goli është ndjesi e bukur. Do më pëlqente të shënonte kushdo dhe të fitonim. Po të realizoj, do t’ua them nesër”, ka përfunduar Osmani deklaratën e tij për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!