Osmani: Thaçi gaboi që shkoi si president në Hagë

schedule08:50 - 22 Korrik, 2020

schedule 08:50 - 22 Korrik, 2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të vazhdojë të jetë e angazhuar politikisht, megjithëse nuk është e ditur saktësisht se në cilën parti.

Në një intervistë për mediat në Kosovë,  Osmani ka theksuar se në  të ardhmen politike do ta mendojë gjatë dhe nuk përjashton as mundësinë për krijimin e një partie të re dhe as bashkimin me vetëvendosjen.

“Do ta vazhdoj angazhimin tim politik. Pas përjashtimit nga posti i nënkryetares së LDK-së s’është që ka mbetur hapësirë për bashkëpunim. Nuk kam ndonjë mëri personale ndaj asnjërit në LDK. Cili do të jetë angazhimi im politik? Është çështje që kërkon më shumë kohë. S’janë vendime që mund të merren vetë sepse kam bashkëpunëtorë në LDK që komunikoj çdo ditë.

Ka njerëz edhe jashtë në shoqërinë civile që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Nuk është çështje që është vendosur. Nuk jemi në një situatë që mund të thuhet për këtë opsion apo atë tjetër”, tha deputetja.

Ndër të tjera Osmani është shprehur se LDK është dëmtuar shumë edhe për mosmbajtjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe për shkak të përjashtimit të saj. Osmani u ndal edhe tek Thaçi, duke thënë se ka bërë gabim që si president ka shkuar në Hagë.

Si juriste nisem nga prezumimi i pafajësisë. Por, si politikane menjëherë duhet të japin dorëheqje ata që ftohen në Hagë. Edhe presidenti Thaçi ka bërë gabim që si president ka shkuar në Hagë. Kjo e ka dëmtuar edhe pozitën edhe vetë atë. Unë nuk e lidh këtë fakt me vetën time. UÇK-ja nuk mund të lidhet me ndonjë krim gjatë vitit 1999 sepse atëherë është demilitarizuar. Dhe lërë më të pasluftës që nuk është logjike”, ka thënë Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!