Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Moldavi ku është pjesë e Samitit në Komunitetin Politik Evropian, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Osmani në këtë takim i ka shprehur solidaritet të plotë presidentit të Ukrainës, vendi i të cilit është në luftë me Rusinë që kur kjo e fundit e nisi pushtimin e paprovokuar në shkurt të vitit të kaluar.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka postuar foto dhe detaje nga ky takim.
At times when it matters where you stand, I expressed our full solidarity to President @ZelenskyyUa. No one understands Ukraine’s pain, struggle and resilience better than the people of Kosovo.
Nothing can stand in the way of a people’s will to be free. ???? #SlavaUkraini pic.twitter.com/tEJ3Q5i57X
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2023
“Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkruan Osmani./abcnews.al