Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Fokuso i këtij takimi si edhe bën me dije Osmani ishte pandemia e Covid-19.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” presidentja e Kosovës shkruan se prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve dhe sigurimi i vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa shton se ka kërkuar mbështetjen se shteteve mike për sigurimin dozave të vaksinës.
Statusi:
Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje.
Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19.
/abcnews.al/