Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Osmani, “shpërblim” për europianin/ Ylli shqiptaro-turk i basketbollit merr “Rolex” pas Europianit

schedule12:46 - 7 Tetor, 2025

schedule 12:46 - 7 Tetor, 2025

Ajo që bëri në Letoni ishte një mrekulli.

I gjithë kontinenti e mësoi mirë një emër, e pikërisht atë të djalit të lindur në Tropojë, e që mbajti veshur fanelën e kombëtares së Turqisë.

Erxhan Osmani, qind për qind shqiptar, bëri zgjedhjen e jetës për të luajtur me të ashtuquajturit “otomanët” dhe pas shkëlqimit në Kampionatin Europian, mori një dhuratë të veçantë.

Ylli kryesor I Turqisë, Alperen Shengyn, I kishte bërë një premtim që përpara gjysmëfinales së Europianit ndaj Greqisë, duke I kërkuar që të mbulonte fort basketbollistin kryesor të helenëve, Janis Adetokumbon.

Osmani ia doli duke mos lejuar që gjigandi I Miluokit në NBA të shënonte më shumë se 12 pikë, ndërsa për vete tropojani ishte lojtari më I mirë në parket, me 28 pikë, 6 topa në tabela, 2 asistë, 2 vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh.

Alperen Shengyn e tregoi vetë premtimin në atë kohë.

“Unë I bëra një premtim Erxhanit. Nëse ti do ta mbash Janisin nën 20 pikë, unë do të të blej një Roleks. Unë do ta mbaj premtimin dhe do t’i blej atij Roleksin më të mirë. Vëllai im bëri më të mirën dhe luftoi shumë. Jam vërtet I lumtur”.

Alperen e mbajti fjalën dhe dhurata u fiksua në një foto që vetë ai e hodhi në rrjetet sociale.

Ndërkaq, Erxhan Osmani e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin dhe këtë e tregoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar në kampionatin e Turqisë, duke shënuar 21 pikë, kapur 9 topa në tabela e shërbyer dy asistë, në fitoren që Anadolu Efes arriti në fushën e Bursasporit me shifrat e thella 93-73./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!