“Osmani, pika lidhëse me SHBA”/ Maliqi: Kurti ka shkëputur lidhjet me ndërkombëtarët!

schedule23:36 - 14 Mars, 2024

schedule 23:36 - 14 Mars, 2024

Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqi, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA, duke komentuar edhe çështjen e dinarit serb.

Gjatë kësaj interviste theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkeqësuar marrëdhëniet me SHBA. Sa i përket presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh se Amerika e sheh SHBA si pikë lidhëse aktualisht.

“Pas takimit me Kurtin në një konferencë për media Escobar ishte i qartë por njëkohësisht edhe i ashpër për çështjen e dinarit. Ai tha se Amerika ka qenë me Kosovën dhe gjithmonë ka qenë për të mirën e vendit dhe se tashmë duhet të dëgjohet. Ky ishte mesazhi që i ka dhënë Kurtit. Ndërsa Osmani është munduar të mbajë vijën e ndërsjellë që nga bashkon me Amerikën. Ata e dinë që Osmani e njeh mjaft mirë kulturën amerikanë dhe janë drejtuar nga ajo duke qenë se kanë parë asnjë qasje tjetër nga ana e Kurtit. Ndërkohë Kurti është një person i paparashikueshëm dhe kemi parë që ka shkëputur lidhjet me ndërkombëtarët”, ka thënë ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!