Osmani përballë Taravarit/ Jakaj: Kurti ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shkupit dhe ka përçarë shqiptarët

schedule16:18 - 23 Prill, 2024

schedule 16:18 - 23 Prill, 2024

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update” në ABC News, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, foli për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe përballjen mes shqiptarëve.

Ai u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndërhyrë në zgjedhjet e Shkupit dhe se ka përçarë shqiptarët.

Tre katër vitet e fundit kur në pushtet ka ardhur LVV, Kurti ka ndërhyrë duke marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri ku doli me pak vota. Kemi konsideruar se është e panevojshme dhe që cenon vlerat demokratike të shtetit tjetër. Një  i rëndësishëm i një shteti fqinj siç është Maqedonia e Veriut, qeveria, Kurti dhe ministra të caktuar ishin në disa nga tubimet që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut. Ka angazhim kaq të madh për të ndërdyrë në rezultatin e zgjedhjeve ne Maqedoni por nuk kemi një takim biletarel mes dy krerëve të qeverisë. Por kemi pasur ndikim gjatë vizitave të tyre në fushatat zgjedhore.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!