Osmani: Paqja u arrit, por plagët e Kosovës nuk mund të shërohen pa drejtësi

schedule21:32 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 21:32 - 26 Dhjetor, 2020

Presidentja në Detyre e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një video mesazhi ka bërë një përmbledhje për të gjithë sfidat.

Osmani në fjalën e saj ka kujtuar se askush nuk është dënuar për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës.

Ndër të tjera ajo thekson se  janë të përkushtuar për drejtësi.

 “Ndërsa paqja është arritur, lufta për të vërtetën po vazhdon ende. Pas më shumë se dy dekada, plagët e Kosovës nuk mund të shërohen pa . Ende sot, kemi mijëra gra që jetojmë me stigmën e padrejtë për shkak se janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës, ndërsa asnjë person i vetëm nuk është ndjekur penalisht për këtë krim të neveritshëm.

Ende sot, kemi prindër që dëshirojnë të dinë vendndodhjen e 1600 kosovarëve të zhdukur. Ata jetojnë me shpresën se një ditë do të gjejnë drejtësi. Ata kanë të drejtë të dinë vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur”, thekson ajo.

Gjithashtu Osmani shprehet se Serbia ka kryer dhunë sistematike të sponsorizuar nga shteti, kundër popullit të Kosovës.

“Serbia kreu dhunë sistematike të sponsorizuar nga shteti, kundër popullit tonë. Krimet e tmerrshme që ndodhën në vendin tonë rezultuan në numrin më të lartë të fëmijëve viktima për kokë banori gjatë luftërave të Jugosllavisë”, tha Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!