Osmani në takim me Maas the Roth: Berlini është prijësi më i fuqishëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë

schedule16:11 - 4 Tetor, 2021

schedule 16:11 - 4 Tetor, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nddhet sot në një vizitë në Gjermani, ku u takua me homologun e tij, Heiko Maas dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Michael Roth.

Në fokus të bisedimeve në takimin midis Osmanit dhe Maas-it ishin përgatitjet para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Kranjës, tejkalimi i dallimeve me Bullgarinë dhe situatat e fundit politike në vendin tonë.

“Është fakt se Berlini është prijësi më i fuqishëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të të gjithë rajonit. Kemi Samit të rëndësishëm përpara nesh dhe mbështetja e partnerëve si Gjermania është e domosdoshme, para së gjithash, edhe për kapërcimin e dallimeve me Bullgarinë në mënyrë që të zhbllokohet procesi, por edhe për rikthimin e kredibilitetit të BE-së në rajon, duke u përballur në këtë mënyrë me skepticizmin në BE”, theksoi Osmani.

Takimi me Ministrin e Shtetit për Evropën, Roth, u shfrytëzua për riafirmimin e pozicionit gjerman lidhur me dosjen tonë evropiane, për çështjet aktuale rajonale, por edhe për diskutimin e hapave të ardhshëm dhe reformat e nevojshme për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së.

“Ballkani gjeografikisht nuk është në periferi të Evropës, prandaj nuk duhet të jetë as në periferinë e vëmendjes politike. Diplomacia jonë është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal dhe realizimin e vizionit për një të ardhme të parashikueshme evropiane”, tha Osmani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!