Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili fitoi mandatin e tretë presidencial.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi foto krahas presidentit turk, Osmani theksoi se i shprehu Erdoganit përkushtimin e plotë t Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
Ndër të tjera, Osmani deklaroi se gjatë ceremonisë, bisedoi me liderë dhe miq të Kosovës, ër rëndësinë e bashkëpunimit për sigurinë e përbashkët.
“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët”, shkroi Osmani në Facebook.