Në ditën, kur Hashim Thaçi dha dorëheqje, pozitën e tij e mori Vjosa Osmani. Me Kushtetutë, kryetari i Kuvendit, bëhet automatikisht ushtrues detyre i presidentit.
Mirëpo edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, tashmë nuk mund të dalë në punë në Presidencë.
Osmani është prekur me COVID 19 dhe detyrën e saj do të ushtroj nga izolimi. Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh një situatë e tillë kur mungon edhe presidenti edhe ushtruesi i detyrës së presidentit.
Por cka ndodhë? Osmani të mërkurën e ka vazhduar punën online nga shtëpia. Në zyrën e saj thonë që është mirë me shëndet, shkruan Gazeta Ekspres.
Ajo mori pjesë me rastin e 20-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me rastin e promovimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore – Dega në Kosovë./ db/Abcnews.al