“Durimi ynë nuk shuhet, nuk largohemi nga rruga euroatlantike. Jemi gati të bashkojmë forcat me ju për të kontribuar për Europë më të begatë. Na lejoni të kemi mundësi të japim kontributin tonë për këtë familje që na ka dhënë kaq shumë. ” – kështu u shpreh Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e saj në Parlamentin Europian,
“Në fakt nuk kemi jemi në Evropë vetëm me fjalë por edhe me veprime.
Ka ardhur koha që Kosova të bëjë hapa domethënës në rrugën drejt BE është koha për vendime të guximshme jo për masa gjysmake.
Jemi pjesë e kësaj familje, Europa e lirë e në paqe ëshë e mundur kur jemi të gjithë këtu. I kuptojmë sfidat, por Kosova s’ka kërkuar e s’do kërkojë rrugë të shkurtra.
Jemi gati të bashkojmë forcat me ju për të kontribuar për europë më të begatë. Na lejoni të kemi mundësi të japim kontributin tonë për këtë familje që na ka dhënë kaq shumë.
Shpresoj të ketë shërbyer fjalimi im, si ballafaqim mendjesh, dhe testament për atë që duam të bëhemi.
Nuk duhet të harrojmë kush na ka qëndruar përkraj në kohë gëzimi e hidhërimi. Fola sot mbi atë se sa shumë ndajmë me BE edhe Kosova edhe Ukraina, pavarësisht distancës ndajnë një histori pikëllimi por edhe të ardhme me potencial e mundësi të mëdha.
Agimi i ri është paqe, anëtarësim në BE.”përfundoi Osmani fjalën e saj./abcnews.al