Osmani: Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit janë krime lufte dhe gjenocid

schedule15:41 - 17 Maj, 2021

schedule 15:41 - 17 Maj, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Samitin në Brdo-Brijun ka folur në lidhje me perspektivën e BE-së dhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon.

Osmani ka theksuar se nuk mund të kalohet në kapitujt vijues përpara se të lexohen dhe kuptohen plotësisht kapitujt e mëparshëm.

Ndër të tjera ajo është shprehur se nëse është e nevojshme pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon.

“Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat. Dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa hekurave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviqit. Përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, ka thënë Osmani.

Sipas saj në vend të përgjegjësisë po ndodh mohimi dhe revizionizmi historik i asaj që ndodhi gjatë viteve të 90-ta në rajon./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!