Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po fsheh arkivat për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Osmani tha se Serbia s’po e respekton marrëveshjen e arritur për hapjen e arkivave.
Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë këtë qasje të Serbisë.
Krahas kësaj, Osmani tha se janë përmbushur zotimet për përmbushjen e marrëveshjes së Bratillsavës, derisa tha që pret që pas takimit të shtatorit të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
/KosovaPress/