Osmani kërcënon Macron, Nazarko: Kosova duhet të reflektojë pas paralajmërimeve të Perëndimit

schedule17:25 - 30 Gusht, 2023

schedule 17:25 - 30 Gusht, 2023

 

Mentor Nazarko, Ekspert i Çështjeve të Rajonit ka qenë i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Newsline”, ku foli në lidhje me kërcënimin me “vdekje” të dialogut Prishtinë – Beograd që  Vjosa Osmani i bëri presidentit të Francës Emmanuel Macron, pasi ky i fundit më parë kërcënoi me pezullimin e liberalizmit të vizave.

Nazarko tha se Macron u përpoq të ishte i balancuar në lidhje me kritikat për Kosovën dhe Serbinë, por padyshim Kosovës i dhembi shumë pezullimi i vizave.

Duke qenë se Kosova është vendi me izoluar në Evropë, pakënaqësia e popullit kosovar ndaj ndërkombëtarëve vjen në rritje dhe më pas i jep hapësirë partive si LVV që të fitojnë mbështetje.

Eksperti u shpreh se Osmani do të duhet të kishte pritur, ose së paku do të duhet që atë deklaratë të mos e kishte bërë publike.

Macron është munduar të jetë i balancuar me kritika ndaj Kosovës dhe Serbisë, por Kosovës i dhemb që një burrë shteti i një vendi kaq të rëndësishëm sa Franca, t’i kërcënojë me vizat.

Kosova është shteti më i izoluar në Evropë. Më parë Kosovarët kanë lëvizur të lirë, ndërsa sot janë më të izoluarit e Evropës, madje edhe Moldavia ka disa lehtësira më shumë në dhënien e vizave.

Është trajtim fyes për Kosovën. Unë besoj që pikërisht mos liberalizimi për Kosovën ka sjellë një ndjenjë pakënaqësie sidomos tek të rinjtë, e cila ka bërë që të favorizohen parti si LVV.

Pra Perëndimi  duke zgjedhur qasjen refuzuese ka rritur pakënaqësinë ndaj vetes tek kosovarët.

Nëse kjo masë e Perëndimit do të bëhet, pakënaqësi ndaj perëndimit do të bëhet edhe më e madhe.

Kush e njeh si funksionojë shtetet, do të priste që reagimi ndaj një deklarate të tillë do të ishte të paktën jo publike.

Së dyti nuk do të duhet të ishte Osmani, ajo është e fundit që flet për çështje të tilla. Kjo tregon gjendjen e pakënaqësisë dhe alarmin që ka shkaktuar deklarata e Macron.

Kosova me të drejtë ndjehet e frustruar nga Perëndimi, por ama ky paralajmërim i Macron është rasti që të analizohet se pse ka ardhur.

Cila është arsyeja që perëndimi të ndëshkojë Kosovën dhe jo politikanë të përveçëm.

Arsyeja lidhet me politikën e jashtë të Kosovës, me qasjen e saj në dialog, por edhe me sjelljen në veri të Kosovës.

Franca dhe Gjermania mesa duket konsiderojnë se kanë shteruar rrugët e tjera të presionit dhe kanë zgjedhur tanimë një masë ekstreme” tha Nazarko.

Sipas Nazarkos, Osmani është konsultuar me Albin Kurtin para deklaratës dhe ata kanë menduar se ky kërcënim mund të jetë efikas ndaj Perëndimit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!