“Osmani ka qenë pasive në dialog”, Rrusta: Kurti si lidër populist ka luajtur me simbolet

schedule18:49 - 31 Maj, 2023

schedule 18:49 - 31 Maj, 2023

Tensionet në veri të Kosovës të javës së fundit kanë sjellë reagime të shumta nga ndërkombëtarët. Sekretarja e Përgjithshme e PSD, Teuta Rrusta në një lidhje live për “Special Report”, është shprehur se situata në veri mund të shmangej, pasi sipas pas që në momentin që zgjedhjet ishin të pjesshme nuk duhej që të ndërmerrej një hap më tutje.

Ndër të tjera Rrusta është shprehur se Osmani deri më tani nuk është se ka qenë kritike ndaj qëndrimit të Kurtit, pasi i ka miratuar në heshtje vendimet e saj, por në këtë rast ka ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë shumë e heshtur dhe është paraqitur vetëm kur ka mbështetur kryeministrin Kurti,. Deri më tani nuk kemi dëgjuar një kritikë. Ne po flasim për disa konflikte në Veri, por e gjithë kjo është në kuadër të marrëveshjes së përgjithshme. Por tani bashkësia ndërkombëtare po kërkon një partner më rracional në raporte në zhvillim të dialogut dhe është një lajm I ri për ne dhe jo për tu habitur dhe dyshoj subjektivitetin e Osmanit pasi ajo nuk ka shfaqur një asnjë mendim apo agjend të vetëm të pavarur nga ekzekutivi.

Është pak e vështirë që në këto dy vitet e fundit opozita të merret seriozisht, por hajt po supozojmë që është zgjuar nga gjumi, dhe themi se është në rregull për asociacionin e Komunave të Veriut bien dakord me Kurtin. Por për mocionin e mosbesimit që është thirrur nga AAK dhe deklarata e kryetarit te LDK-së nuk mund të merren seriozisht, më shumë se në nivel politik, pasi kur i çoi policinë në Veri e duartokitën tani dolën kundër. Ato e kanë duartrokitur për shkuarjen në veri pasi ai ka luajtur me simbolet. Ato nuk kishin kritikë, ishte gabim që u mbajtën zgjedhjet në atë mënyrë pasi kemi kërkuar dialog, pasi ta bësh autonominë fakt të kryer dhe më pas të kthehesh për dialog. Të gjithë e dimë që zgjedhja që është thirrur për bojkot është ditur që prodhon dhunë. Një situatë që është kundër vullnetit duket se do të prodhojë dhunë. Është e dhunshme të shkosh atje me një ligjitimitet të tkurrur”, ka thënë ajo.

Gjithashtu sekretarja e PSD-së ka theksuar faktin se nga qeveritë e kaluara nuk kishim harmoni, por me situatën e ndodhur në veri sot kemi acarim të konfliktit ndëretnik.

Rrusta ndër të tjera ka theksuar se Kurti mund të tërhiqet nga vendimi I tij dhe kjo do e bëjë akoma më të pëlqyer e të preferuar, pasi do të përdorë tezën se ai u mundua për veriun por ishte ndërhyrja e ndërkombëtarëve që bëri që të tërhiqej.

Kryeministri Kurti do të tërhiqet nga ky pozicion, dhe do të favorizohet nga fakti që donte dhe u mundua ta bënte një gjë të tillë por u kundërshtua nga ndërkombëtarët. Është krijuar një konflikt i rrejshëm, pasi SHBA dhe ndërkombëtarët nuk bëjnë rrezik për Kosovën. Ai është për asociacion dhe ajo që po ndodh është përshpejtimi, këto skena po ndodhin në një kontekst për dialog. Ajo që mund të them nga negociatat është se profili politik i Kurtit po rritet, ndërsa Serbia po fiton autonomi brenda Kosovës”, ka thënë ndër të tjera sekretarja e PSD./abcnews.al