Osmani: Ish zyrtarët e LDK-së u vranë me bukë në dorë, në sy të fëmijëve

schedule15:42 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 15:42 - 18 Dhjetor, 2020

Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani në një intervistë për Abc këtë të premte është shprehur se dënimi i gjenocidit serb është ai për të cilin gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë.

Osmani në intervistën e saj për gazetaren Linda Karadaku, në ABC ka sjellë në vëmendje vrasjen e ish zyrtarëve të UÇK-së në dere të shtëpisë, në sy të fëmijëve dhe me bukë në dorë, krim që është bërë pas luftës.

LEXO EDHE: Akuzat ndaj UÇK, Osmani: Duam të vërtetën për Kosovën, jemi unik në mendim në këtë çështje

Ndër të tjera ajo ka theksuar se kërkesa e tyre për drejtësi në lidhje me këto krime nuk ka se si të interpretohet si fushatë.

Meqë kam insistuar që pjesët e këtyre aktakuzave të komentohen nga avokat dhe jo nga politikanët, pasi jo rrallë herë deklaratat janë shfrytëzuar për të arsyetuar një çështje tjetër, nuk do ta komentoj aktakuzën si të tillë, por do të flas për fenomenin pas zyrtarëve të LDK-së pas luftës. Më shumë se 100 zyrtarë të LDK-së që kanë punuar me ngulm dhe sakrificë janë vrarë pas shpinës, shumica para derës së shtëpisë dhe para syve të fëmijëve, këto kanë ndodhur pas luftës.

Nuk ka asgjë më të pështirë se kërkesa jonë që të ketë drejtësi, të interpretohet si fushatë apo diçka tjetër. Nuk ka qenë apo do të jetë fushatë, por e bën secili njeri ka njerëzoren përbrenda Ka fëmijë që e kanë përjetuar me bukë në dorë vrasjen e prindit, këto janë gjëra që duhet të flasë çdo shqiptar dhe jo vetëm unë”, ka thënë Osmani.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!