Osmani: Irani të mbahet përgjegjës për sulmet kibernetike në Shqipëri

schedule12:27 - 8 Shtator, 2022

schedule 12:27 - 8 Shtator, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin kibernetik kundër Shqipërisë. Ajo ka kërkuar që Irani të mbahet përgjegjës për këto sulme.

“E dënojmë fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës  kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin, pasi e akuzon Teheranin që qëndron mbrapa këtyre sulmeve. Kryeministri Edi Rama iu la afat 24 orë stafit te ambasadës që të largohen nga Tirana. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!