Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Osmani flet, Kurti hesht/ Vetëvendosje vetëm një reagim në rrjete sociale

schedule18:34 - 9 Shkurt, 2026

schedule 18:34 - 9 Shkurt, 2026

Pretenca e prokurorisë për ish krerët e UÇK “ka ngritur në këmbë” Kosovën.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani deklaron se Pavarësia ishte vullnet i popullit të Kosovës, sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm, ndaj lufta e UÇK nuk mund të njolloset.

“Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”, ka thënë Vjosa Osmani.



E para e vendit shprehet se Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi.

“Lufta e UÇK ishte e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, shprehet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe Vetëvendosja ka bërë një reagim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku thekson se çlirimi nuk është krim, rezistenca nuk është ndërmarrje kriminale dhe historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza që i shërbejnë narrativës së agresorit.

Përpos politikës ata që nuk e kanë harruar procesin në Hagë janë veteranët e luftës, që u mblodhën në selinë e tyre në rrugën UÇK në Prishtinë për të ndjekur punimet e seancave përfundimtare.

Kryetari i tyre, Hysni Gucati e ka quajtur skandaloze  dhe të papranueshme kërkesën e kryeprokurores Kimberly West.

Edhe kryetari i PDK, partisë që la Thaçi përpara se të shkonte në Hage, Bedri Hamza ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur qëndrimin e çlirimtarëve dinjitozë dhe se pret prej drejtësisë ndërkombëtare një vendim të paanshëm dhe të pandikuar.
Qëndrimit të tij i është bashkuar edhe djali i Hashim Thaçit.

Edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi ka reaguar duke e cilësuar luftën për liri, të shenjtë!

Po ashtu, Ramush Haradinaj, një figurë kyçe në luftën çlirimtare ka reaguar pas kërkesës së prokurorisë, duke rikujtuar protestën pro UÇK me datë 17 shkurt në Kosovë.

Interesi për të ndjekur seancën nga salla e gjyqit në Hagë ka bërë që të gjitha vendet në galeri për datën 18 shkurt, kur edhe do të përmbyllet ky proces dhe katër të akuzuarit do të mbajnë fjalën e tyre të jenë tashmë të rezervuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!