Osmani dekoroi shefin e EULEX-it me medalje për sundimin e ligjit

schedule16:53 - 9 Qershor, 2023

schedule 16:53 - 9 Qershor, 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark të cilin e ka dekoruar me medalje presidenciale për sundimin e ligjit.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të arritur qëllimet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në secilën pjesë të territorit.

“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e EULEX-it në promovimin e sundimit të ligjit dhe theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për të arritur qëllimet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë takimit, Presidentja Osmani dekoroi shefin e EULEX-it me medaljen presidenciale për sundimin e ligjit. Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe organizatave partnere ndërkombëtare që operojnë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit”, ka bërë të ditur Presidenca.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!