Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut shënoi kthesën historike për liri e pavarësi

schedule10:51 - 2 Korrik, 2023

schedule 10:51 - 2 Korrik, 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 2 korrikun, me ç’rast ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës ka hapur rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë.

Osmani, siç është bërë e ditur në komunikatë, ka theksuar se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është ngjarje emblematike, e cila shënoi kthesën tonë historike për liri dhe pavarësi.

“Delegatët e asaj kohe i gërshetuan këto të tria, duke vërë gurin themeltar të shtetit të Kosovës, i cili u vulos më 17 shkurt 2008. 2 Korriku mbetet një nga datat më të rëndësishme për shtetin tonë, ngase  themelet e tij qëndrojnë mbi vendimin e delegatëve të asaj kohe.”, është shprehur Osmani.

Sot mbushen 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!